Lumturim Xhoxhaj do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Boksit në Budva të Malit të Zi

0
51

Kampionati botëror i boksit “IBA Boxing” do të organizohet në Mal të Zi, pasi Budva është përzgjedhur si mikpritëse e re për edicionin 2024 të Kampionatit Botëror të Boksit për të Rinj IBA, konfirmuar gjatë takimit të Bordit të Drejtorëve të IBA që u zhvillua më 21 qershor 2024.

Kjo ngjarje prestigjioze për të rinjtë do të zhvillohet nga data 20 tetor deri më 6 nëntor 2024, organizuar nga Shoqata e Boksit të Malit të Zi.

Pjesë e këtij kampinatoti në të cilin do të marrin pjesë 660 boksierë në të dyja konkurrencat, do të jetë edhe boksieri i KB “ Prizreni”, Lumturim Xhoxhaj, i cili do të përfaqësojë ngjyrat e shtetit të Kosovës në këtë kampionat. Ai për këtë ngjarje të rëndësishme sportive të karrierës së tij, është duke u përgatitur maksimalisht nga trajneri i tij, Votim Zaplluzhani, dhe shpreson në rezultate sa më pozitive duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në njërin nga kampionatet më prestigjioz të boksit botëror për të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here