Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, mori mbrëmë pjesë në pritjen solemne, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Abdixhiku ka uruar që kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati.
Postimi i tij:
Sonte, së bashku me Albinën, ishim mysafirë në pritjen solemne, të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Nga Qendra “Bogdanipolis” në ambientin e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë i përcollëm urimet tona dhe të Lidhjes Demokratike për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte shënojnë e festojnë Krishtlindjen.
Uroj që kjo Krishtlindje, familjet tuaja t’i gjej me shëndet paqe e mirësi; që dhurata e vërtetë që merrni në këtë festë të jetë koha e lumtur që kaloni me ta. Uroj që kjo natë e kjo festë të gjej vendin tonë në harmoni e begati, siç kemi ditur të jemi gjithherë.
Nga të gjithë ne në LDK,
Gëzuar, për shumë mote!