Luleshtrydhet përmbajnë vlera të veçanta shëndetësore dhe kanë veti dobibërëse për organizmin e njeriut.
Disa studiues kanë analizuar efektet e lëngut të luleshtrydheve në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë dalë në disa përfundime shumë të rëndësishme.
Studimet e tyre provojnë shkencërisht se luleshtrydhet përmbajnë disa substanca natyrale të cilat luajnë role shumë ‘çudibërëse’ në organizëm.
Këto substanca me bazë proteinike ndikojnë pozitivisht në organizëm, sidomos për rritjen e imunitetit, uljen e numrit të lipideve dhe zvogëlimin e kolesterolit në gjak.
Konsumimi i luleshtrydheve dhe aq më tepër i lëngut të luleshtrydheve që ofron më shumë sasi të produktit të konsumuar, redukton fuqishëm nivelet e larta të kolesterolit të keq.
Gjithashtu funksionet e lëngut të luleshtrydheve përfshijnë uljen e prekshmërisë nga sëmundja e diabetit të tipit 2, uljen e tensionit të gjakut, parandalimin e sëmundjes së ‘Alzhaimerit’ tek të moshuarit dhe një mbrojtje shumë herë më të madhe nga sëmundjet dhe problemet e zemrës.
Kështu, kosumimi i luleshtrydheve i bën mirë zemrës. Ato përmbajnë folat, vitaminë C dhe fibra. Ndihmojnë njëkohësisht në rritjen e nivelit të kaliumit në gjak e rrjedhimisht mbajnë tensionin e gjakut nën kontroll.
Lexues! Jeni ju ata që mund të parandaloni shumë sëmundje…Kështu, zgjidhja e problemeve shëndetësore është tanimë në dorën tuaj…