Lukaku “në ajër”, Chelsea arrin marrëveshjen me Aston Villan, por sulmuesi do vetëm Napolin

0
134

Skuadra e Premier League-s, Aston Villa, ka rënë dakord me Chelsean për blerjen e Romelu Lukakut, por lojtari belg aktualisht është i interesuar vetëm për Napolin.

“Il Mattino” (përmes CN24) ka raportuar se ka një marrëveshje totale midis “Villans” dhe bluve të Londrës, që po i bëjnë presion sulmuesit të nënshkruajë për ekipin nga Biminghami.

Gjithsesi, Lukaku vazhdon të rezistojë, sepse e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Napolit, ku do të kishte sërish mundësinë për të punuar me Antonio Conten.

Aktualisht, Lukaku po stërvitet veçmas dhe Chelsea-t po i soset durimi. Drejtuesi i klubit londinez dëshirojnë ta zgjidhin sa më parë situatën e tij.

Antonio Conte është gjithashtu në pritje të sulmuesit dhe ai thuhet se është i shqetësuar se si po shkojnë gjërat, pasi italiani duhet të mbajë Victor Osimhen.

Ende nuk i është dhënë zgjidhje çështjes së Osimhenit, ndaj Napoli nuk është në gjendje për momentin të nënshkruajë me Lukakun./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here