Lukaku arrin 400 gola në karrierë, shënon në fitoren e Napolit ndaj Milanit

0
51

Romelu Lukaku ka shënuar një moment historik në karrierën e tij, duke arritur shifrën e 400 golave për klub dhe kombëtare, shkruan 04 Online.

Sulmuesi belg realizoi në fitoren e Napolit kundër Milanit në Stadio Maradona, duke ndihmuar ekipin e Antonio Contes të sigurojë tri pikë të rëndësishme në Serie A.

Lukaku shënoi golin e dytë të Napolit në këtë përballje, duke përfituar nga një situatë brenda zonës së kuqezi-ve. Ky ishte goli i 312-të i tij në nivel klubesh, ndërsa me kombëtaren belge ai ka shënuar 88 herë, duke e çuar totalin në kuotën historike të 400 golave.

Ndeshja nisi furishëm për Napolin, me Matteo Politanon që realizoi golin e parë pas vetëm një minute lojë. Me këtë fitore, Napoli vazhdon të mbajë presionin në krye të tabelës së Serie A, ndërsa Lukaku feston një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij të jashtëzakonshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here