Real Sociedad është një kundërshtar i sikletshëm dhe shumë problematik, por PSG arriti të fitonte 2-0 në “Parc des Princes”, duke hedhur një hap drejt kalimit në çerekfinalet e Champions League.
Trajneri Luis Enrique vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, teksa në prononcimin e dhënë pas fitores u ndal edhe te Kylian Mbappe. Autori i golit që zhbllokoi ndeshjen.
“Ata janë një ekip shumë i fortë. Janë mësuar të bëjnë presing dhe luajnë një futboll të bukur. Në pjesën e parë tentuam t’u bënim presing, por ata përdorën topin e gjatë.
Ishte e vështirë, ata arrinin pothuajse gjithmonë te topat e dytë. Mendoj se ishte pjesa e parë më e vështirë e këtij sezoni. Një makth i vërtetë.
Nëse në pushimin mes pjesëve dikush do të më thoshte se do të fitonim 2-0 në fund, unë do të kërceja për dy orë rresht…
Për fat ekuilibrat ndryshuan në fraksionin e dytë. Arritëm të bënim më mirë presing, rikuperuam shumë topa dhe ishim më të sigurt kur kishim posedimin e topit. Në fund mendoj se kjo ishte pika e kthesës së ndeshjes.
Futbolli është i tillë, i paparashikueshëm. Ata merituan më shumë në pjesën e parë, ata luajtën më mirë se ne, luajtën lojën e tyre, por në fund futbolli varet nga sa gola shënon. Dhe ne patëm fatin të shënonim më shumë.
Mbappe? Lojtari më i lehtë për t’u menaxhuar. Si njeri është edhe më i madh krahasuar me futbollistin që është. Person fantastik, është e thjeshtë ta menaxhosh”, përfundoi tekniku spanjoll i PSG-së./SS