Luis Enrique, opsion për stolin e “Djajve e Kuq”, pengesë “Katar 2022”

0
303

Drejtuesit e Manchester United vazhdojnë ta konsiderojnë Luis Enriquen opsion për detyrën e trajnerit, që deri në fund të sezonit do ta bëjë Ralf Rangnick.

Sipas “Mirror”, trajneri spanjoll ka shumë admirues brenda klubit të Mançesterit dhe është tërheqës nga pikëpamja financiare, pasi nuk kërkon një pagë të majme, pra do të ishte një investim pa shumë kosto edhe nëse do të vinte shpejt momenti për të ndërprerë kontratën.

Luis Enriques si përfundon kontratën me përfaqësuesen e Spanjës pas Botërorit “Katar 2022” dhe ende nuk ka rinovuar, ndaj me shumë gjasa do të jetë i lirë pas turneut. Gjithsesi, është pikërisht Botërori pengesa më e madhe që shohin “djajtë e kuq” në këtë operacion, pasi do të duhej të prisnin dhjetorin që asturiani të ulet në stolin e “Old Trafford. Për më tepër, sipas të njëjtave informacione, shanset më të larta për të zënë këtë pozicion vazhdojnë të jenë për Ten Hag, i preferuari i Rangnick , dhe Pochettinon, opsioni që i pëlqen më shumë Sir Aleks Fergusonit./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here