PSG u kualifikua në raundin e 1/8-ve në Champions League si vend i dytë falë barazimit 1-1 në “Signal Iduna Park” përballë Borussia Dortmund. Por edhe falë përmbysjes së Milanit 1-2 kundër Newcastle.
“Nuk isha i shqetësuar, sepse ne jemi një skuadër që krijojmë shumë taste. Sulmojmë pafund edhe kur luajmë jashtë.
Patëm shumë raste për gol, e merituam kualifikimin. Në shkurt do të jemi shumë më të fortë se tani.
Jemi ende në hapat e para të projektit tonë, por më pëlqen shumë qasja e lojtarëve të mi.
E shoh që luftojnë pa u ndalur edhe në momentet më të vështira”, deklaroi Luis Enrique, trajneri spanjoll i PSG-së./SS