Pas titullit të tij në RESPECT.FC ai tani synon edhe rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.
Gjoni Palokaj, i lindur në Hannover, me prejardhje nga Prizreni (fshati Velezhë) të premten synon titullin në garen MMA, përkatësisht synon të marrë rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.
Me titull ’We love MMA60”, zhvillohet meqi në Barclaycard Arena në Hamburg.
Për këtë ngjarje premierë, e njohur si: ’Liga Premierë e Gjermanisë’, po përgatiten takime dhe lufta të mëdha.
Vëmendje këtyre meqeve e në veçanti, interesim ka zgjuar meqi ndërmjet Gjoni Palokaj (Fightscholl Hannover) dhe Sulltan Hussain (Gladiators MMA Duisburg), që do të luftojnë për titullin e lakmuar në peshën pupla deri në 66 kg.
Palokaj, që është me prejardhje nga Prizreni (fshati Velezhë), konsiderohet nga talentët më të mirë në këtë kategori (në peshën pupla).
Lidhur me meqin e tij që ka zgjuar interesim, shkruan edhe BILD (gazeta më e madhe gjermane) që do të transmetojë ngjarjen nga ora 22.00 me datë 29.10.2022.
Gjoni, siç shihet edhe në fotografi në çdo fitore kremton me flamurin kombëtar, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen.
04 Online, i uron suksese Gjonit!/04 Online