Luana Vjollca dhe Genta Ismajli rikthejnë hitin ‘Unë të dua’ në version modern

0
340

Dy yjet e muzikës shqiptare, Luana Vjollca dhe Genta Ismajli, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor me këngën “Unë të dua”, shkruan 04 Online.

Ky projekt është një ripërpunim modern i një prej hiteve të hershme të Gentës, i cili tani vjen me një frymë të re dhe interpretim të freskët nga dy artistet.

Kënga është prodhuar nga SBS Entertainment dhe është shoqëruar me videoklip dinamik, që tashmë është publikuar në platformat muzikore.

“Unë të dua” pritet të bëhet një nga hitet e verës, duke bashkuar nostalgjinë me stilin bashkëkohor të dy emrave të njohur të skenës shqiptare./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here