“Luajtëm me besim, kurajo, pasion” – Abraham beson që Milani po kthehet në rrugën e duhur

0
107

Tammy Abraham është i etur për t’u ‘treguar të gjithëve se është kthyer’ pas problemeve të tij të lëndimit dhe beson se fitorja ndaj Interit mund t’i japë Milanit ‘besim’ për të ecur përpara. 

Qendërsulmuesi mbërriti në formë huazimi nga Roma, me Alexis Saelemaekers që shkoi në anën tjetër në “Olimpico” dhe e di mirë se shumë tifozë nuk ishin plotësisht të lumtur që trajneri Paulo Fonseca e donte atë. 

Megjithatë, ai bëri përshtypje kur erdhi nga stoli kundër Liverpoolit në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe në derbi filloi si qendërsulmues i mbështetur nga Alvaro Morata në fitoren 2-1 të Derby della Madonnina ndaj rivalëve Inter. 

“Jemi shumë të lumtur. Ne e dimë që Interi është një ekip i mirë, por sot luajtëm me besim, kurajo, pasion dhe duhet të fitojmë besim nga kjo për të vazhduar në këtë rrugë”, deklaroi Abraham për DAZN. 

26-vjeçari e ka gjetur rrjetën një herë me dy asistime në vetëm katër paraqitje për kuqezinjtë. 

“Nuk patëm fillimin më të mirë të sezonit, por duhet të marrim besimin nga sot, është një fitore shumë e rëndësishme”, deklaroi anglezi. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here