Loriana Kuka nuk ia del në Tbilisi, eliminohet në rundin e dytë dhe mbetet pa medalje

0
192

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, nuk ka arritur t’ia sigurojë Kosovës medaljen e radhës nga Grand Slami që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ajo është eliminuar në rundin e dytë nga italiania, Alice Bellandi në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pasi Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu fituan medalje të argjendtë, në këtë rrugë nuk arriti të shkonte edhe Kuka edhe pse rrugëtimin e nisi mirë.

Në rundin e parë pati punë me britaniken, Emma Reid, të cilën e mposhti shumë shpejt, brenda kohës së rregullt.

Por në rundin e dytë pati punë me Bellandin, nga e cila humbi pas katër minutave përballje, për të mbetur pa medalje nga Tbilisi i Gjeorgjisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here