Gjatë një bisede të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrim Mekaj dhe Eduard Kuçi, kanë ndarë disa mendime të sinqerta mbi perceptimet dhe pritshmëritë që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Ka qenë Londrimi ai që i ka thënë Edit se ishte përgatitur të paragjykohej prej tij, duke reflektuar mbi mënyrën se si veprimet e tij mund të interpretohen nga të tjerët.
“Nëse kam pritur të paragjykohem prej dikujt, për gjërat që i bëj unë, me natë të parë e kam pritur prej teje”, u shpreh ai.

Foto: Instagram
“Edhe kur më ke thënë ti je si model edhe këto veshje, jam ndal të kam shikuar kam thënë Edi, nuk e kam pritur. Ka të bëj me parimet ndoshta edhe mentaliteti jonë është kundër disa gjërave”, shtoi mes tjerash Londrimi.
I njëjti ka një stil të veçantë të paraqitjes, ku edhe shpesh paragjykohet në rrjete sociale.
Sidoqoftë, po pëlqehet tejet shumë për lojën që po e zhvillon brenda shtëpisë së famshme.
Ka qenë po ashtu edhe një nga të preferuarit e publikut, për pozitivitetin dhe energjinë. /Telegrafi/














































