Lokali ‘Ana Flowers’ në Prizren u dogj qëllimisht, kapet personi që ia vuri flakën në mesnatë

0
965
Foto: Ilustrim

Disa ditë pas incidentit që ndodhi në një lokal në Prizren, një pjesë e të cilit u bë shkrumb e hi si pasojë e zjarrit, Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se ia vuri flakën qëllimisht. Dyqani i luleve ‘Ana Flowers’ u kaplua nga zjarri mesnatën e 30 marsit dhe fillimisht nuk dihej se si u shkaktuar zjarri derisa nisën hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit, gjatë ditës së djeshme Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, për shkak të veprës me të cilën ngarkohet.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, A.K., (emër i njohur për redaksinë) i cili për motive akoma të panjohura, e kishte planifikuar zjarrvënien në këtë lokal, ku për pasojë u shkaktuar dëme prej rreth 5 mijë eurove.

Sebep për identifikimin e tij, të njëjtat burime thonë se u bënë pamjet nga kamerat e sigurisë, që zbuluan se i riu ia kishte vënë me qëllim flakën lokalit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe të dorëzohet kallëzimi penal brenda afatit ligjor.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here