Kandidati për deputet nga AAK, Hamdi Komoni – Loki, ka falënderuar këngëtarin Sinan Vllasaliu për mbështetjen, duke theksuar se arti dhe politika së bashku mund të sjellin ndryshim.
Ai vlerësoi kontributin e Vllasaliut në kulturën shqiptare dhe shprehu përkushtimin për një Kosovë që respekton dhe promovon vlerat e saj më të mira.
Postimi i plotë:
Kur arti dhe politika ndërthuren, lindin forca të mëdha për ndryshim! Faleminderit Sinan Vllasaliut për mbështetjen dhe përkrahjen. Kontributi yt në kulturën dhe muzikën shqiptare ka qenë frymëzim për breza të tërë, dhe sot është motiv për të vazhduar rrugëtimin për një Kosovë që respekton dhe promovon vlerat e saj më të mira! #HamdiKomoni51 #Loki51 #AAK #AAK137