Janë bërë një dekadë që i është bashkuar estradës, duke kënduar balada të shumta e këngë të ndryshme popullore.
Ky është Lok Komoni, këngëtari nga Deçani i cili ka arritur që t’i sjellë publikut disa këngë solo e disa bashkëpunime me këngëtarë të njohur të estradës tonë.
I ka kënduar Deçanit, Pejës e Kosovës dhe krejt shqiptarëve.
Bashkëpunimi me këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – Dani ka bërë që Loki ta sjell për publikun këngën “Kohërat kanë ndryshu” e cila është pritur mirë gjithandej. Por, Loki nuk e ka lënë me kaq, ai ka sjellur edhe super bashkëpunimin me Sinan Vllasaliun të titulluar “Qikat e Prishtinës”.
Këngëtari nga Deçani ka bashkëpunuar edhe me kantautorin e mirënjohur, Andin Randobrava. Jo vetëm kaq, Loki publikut shqiptarë i ka sjellur edhe disa këngë në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun, Medën, Gold AG, Arshik Miftarin, Valon Bibën, Eli Malaj, Gilin, Lorikun, Fioralbën, Merita Kastratin, Selimin, Visarin, Violeta Kajtazin, Mirandën, Flora Gashin, Jeta Abazagën, Edlira Arifin, Qendresa Demaj dhe shumë këngëtarë tjerë të estradës.
Përndryshe, Loki ka marrë pjesë edhe në shumë mbrëmje muzikore brenda Kosovës, në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Evropës.
Gjatë stinës së verës ai është jashtëzakonisht i angazhuar në ahengje familjare, ndërsa mbrëmjet muzikore janë të përjavshme në qytetet e Kosovës.
E sigurisht, përgjatë tërë kohës Lokin e kanë përcjell muzikanti i mirënjohur nga Prizreni, klarinetisti Besnik Bobaj, sintazeri nga Peja Granit Shala dhe mjeshtri i tarabukave nga Ferizaj, Blend Lamaxhema.
Si më poshtë ju sjellim disa nga këngët e Lokit./04 Online