Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku Gresa mori një lodër në duar dhe deklaroi se dëshiron të largohet nga shtëpia, shkruan 04 Online.
Veprimi i saj ka habitur banorët dhe ndjekësit, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një pjesë e një loje të planifikuar nga grupi i banorëve.
Ky moment ka ngjallur reagime të ndryshme, me disa që e konsiderojnë një akt dramatik për të tërhequr vëmendje, ndërsa të tjerë spekulojnë se mund të jetë një taktikë për të testuar reagimin e banorëve dhe të produksionit. Nëse ishte një lojë e mirëmenduar apo një shpërthim emocional i momentit, mbetet për t’u parë.
Më poshtë është momenti që ka ndezur debat mes fansave./04 Online