Kosova po synon të pozicionohet si një nga liderët në fushën e mbrojtjes ajrore në Evropën Lindore.
Këtë e bëri të ditur Ridvan Aliu, drejtues i Akademisë Future Minds, pas një takimi të rëndësishëm me kompanitë amerikane Lockheed Martin dhe Boeing.
Aliu tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e dronëve SKIFTERI, me qëllim që të bëhen konkurrues në nivel rajonal dhe të rritet prezenca teknologjike e Kosovës në sektorin e mbrojtjes.
“Viti 2026 do të jetë viti i Kosovës, viti i Shqiptarëve,” deklaroi Aliu, duke theksuar ambicien për t’i pozicionuar dronët SKIFTERI në majën e Evropës Lindore në fushën e Air Defense.
Aliu e ka përshkruar këtë iniciativë si “fillimin e një projekti historik për kombin shqiptar”, duke sinjalizuar ambicie të mëdha për zhvillimin teknologjik dhe inovacionin vendas në fushën e pajisjeve ajrore pa pilot.














































