Lladrovci: Dëshmitë në Hagë do të rrëzojnë propagandën serbo-ruse

0
51

Pas nisjes së dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë, ka reaguar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe zhvilluar në përputhje me konventat ndërkombëtare. Ai u shpreh i bindur se dëshmitë që do të paraqiten në Hagë do të shërbejnë për zbardhjen e të vërtetës, duke demaskuar propagandën serbo-ruse.

“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse. Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut. Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, shkroi Lladrovci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here