Skuadra e Liverpulit si duket nuk e ka përfunduar markaton verore.
Redsat në ditët e fundit të trrgut të transferimeve, kanë shënjestëruar sulmuesin anësor, Federico Chiesa, shkruan IndeksOnline.
Liverpuli tashmë ka nisur kontaktet me skuadrën e Juventusit për transferimin e italianit.
Chiesa është në merkato, pasi “zonja e vjetër” e ka bërë të qartë se dëshiron largimin e tij nga klubi.
Për 26-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Barcelona por nuk ka dërguar asnjëherë ndonjë ofertë zyrtare.