Liverpooli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit Jeremy Jacquet nga Rennes.
Pas kalimit të testeve mjekësore, Jacquet ka firmosur kontratën me “Reds” dhe do të bashkohet me ekipin në fund të sezonit 2026/27.
Sipas raporteve, Liverpooli ka paguar 60 milionë euro për shërbimet e francezit, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.
“Liverpooli ka arritur marrëveshje për transferimin e Jeremy Jacquet nga Rennes, me qendërmbrojtësin që do t’i bashkohet para sezonit 2026/27”.
“Reds kanë kompletuar marrëveshjen për 20-vjeçarin, i cili do ta kompletojë sezonin aktual në Ligue ndërsa do të vjen në Anfield gjatë verës në një kontratë afatgjatë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Jacquet ndër të tjera ka pesë paraqitje për Francën U21, kurse ka zhvilluar 31 paraqitje për Rennes, skuadër që debutoi në janarin e vitit 2024.













































