Liverpooli është në rrugë të duhur për ta fituar titullin e Premierligës.
“Reds” shënuan fitore mbrëmë ndaj Newcastle, duke e mposhtur pastër 2:0 në shtëpi, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.
Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, pas asistimit nga Luis Diaz.
E Mac Allister shënoi për 2:0 në minutën e 63-të, i asistuar nga Mohamed Salah.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e parë, 13 më shumë se Arsenali ku kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.
Në anën tjetër, Newcastle mbetet i gjashti me 44 pikë të grumbulluara.