Liverpooli nuk reziston deri në fund me dy futbollistë më pak, Tottenhami e fiton derbin

0
228

Tottenham Hotspur e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit, të vlefshëm për javën e shtatë në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou triumfoi si vendase me rezultatin 2:1, shkruan Gazeta Express.

Heung-min Son (36′) dhe Joel Matip (90+6′ – autogol) shënuan për fitoren e londinezëve.

Cody Gakpo (45+4′) e shënoi golin e vetëm për “Të Kuqtë”.

Vlen të theksohet se skuadra e Jurgen Klopp luajti edhe pa dy futbollistë në këtë përballje. Curtis Jones u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 25-të, kurse Diogo Jota u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të.

Tottenhami pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë, me një pikë më pak se lideri, Manchester City.

Liverpooli është i katërti me 16 pikë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here