Liverpooli është shumë pranë përforcimit të repartit defensiv me mbrojtësin holandez Jeremie Frimpong.
Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja është në fazat përfundimtare, ndërsa detajet e kushteve personale janë pothuajse të dakorduara mes palëve.
Bisedimet kanë përparuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pa ndonjë pengesë në lidhje me klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila kap vlerën prej 35 deri në 40 milionë euro.
Liverpooli është në kontakt të drejtpërdrejtë me Bayer Leverkusen që nga dita e hënë për të rënë dakord për strukturën e pagesës dhe këstet për transferimin.
Frimpong, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Leverkusenin nën drejtimin e Xabi Alonsos, shihet si një përforcim kyç dhe zëvendësues ideal për Alexander-Arnold.
Me shpejtësinë, energjinë dhe kontributin ofensiv nga krahët, ai pritet të sjellë një dimension të ri në skuadrën angleze.