Liverpooli mposhtet nga vendi i fundit, vetëm 6 ditë pasi mposhti 7-0 Man United

0
209

Liverpool ka pësuar humbje në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të ndaj Bournemouthit.

Pasi ishte afër javën e kaluar por nuk ia doli, duke humbur ndaj Arsenalit në fund të ndeshjes, Bournemouthi këtë javë shkakton befasi duke mposhtur njërën nga skuadrat më në formë aktualisht në Premier League.

‘Qershitë’ kanë triumfuar me rezultat minimal ndaj Liverpoolit 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Philip Billing në minutën e 28-të.

Liverpool dëshpërojnë duke humbur ndeshjen nga skuadra e cila përpara fillimit të sfidës pozicionohej në pozitën e 20-të në tabelë.

‘Të Kuqtë’ ishin në një ecuri prej pesë ndeshjeve pa humbje në kampionat, me katër fitore e një barazim, duke mbajtur pesë porta të paprekura radhazi në këtë proces. Fitorja e fundit erdhi ajo në fundjavën e kaluar, ku regjistruan fitoren e thellë 7-0 ndaj Manchester United.

Kësisoj, ‘Reds’ humbin një mundësi për t’u afruar edhe më shume drejt Top katërshes, duke bërë një hap fals këtë xhiro./GSS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here