Liverpooli godet në merkato: Siguron transferimin e Isak për 150 milionë euro

0
55

Liverpooli, ndonëse e ka nisur sezonin me 3 fitore në po aq ndeshje, nuk është ndalur së forcuari skuadrën. Kampionët e Premierligës, menjëherë pas triumfit kundër Arsenalit, kanë finalizuar një marrëveshje të madhe me Newcastle United për sulmuesin suedez, Alexander Isak, shkruan 04 Online.

Transferimi i shumëpërfolur është mbyllur për shifrën rekord prej 150 milionë euro. Marrëveshja u arrit mbrëmë vonë, ndërsa Isak pritet të zbarkojë sot në Liverpool për t’iu bashkuar skuadrës së Jurgen Klopp.

Ky konsiderohet si një nga transferimet më të bujshme të verës në Premierligë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here