
Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Nottinghami i bëri konak Liverpoolit në “City Ground”.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Alexis MacAllisterit.
Argjentinasi shënoi në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren Liverpoolit, në një ndeshje mjaft të vështirë.
MacAllisteri shënoi edhe në minutën e 90-të, mirëpo goli i tij u anulua shkaku se e kishte prekur topin me dorë.
Nottinghami në anën tjetër, nën drejtimin e trajnerit të ri, mori humbjen e parë, pasi kishte fituar në mesjavë ndaj Fenerbahçes në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës.
Me këtë fitore të sotme, Liverpooli shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e gjashtë.
Ndërkohë, Nottinhgami mbetet i 17-ti me 27 pikë./Express













































