Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Arnoldit, ja për kë bëhet fjalë

0
114

Liverpooli ka nisur planifikimet për sezonin e ri dhe po kërkon përforcime në krahun e djathtë të mbrojtjes, për shkak të mundësisë së largimit të Trent Alexander-Arnold drejt Real Madridit gjatë verës, shkruan 04 Online.

Sipas raportimeve nga Anglia dhe Spanja, “The Reds” kanë shfaqur interes për Jeremie Frimpongun, mbrojtësin 24-vjeçar të Bayer Leverkusenit. Frimpong njihet për shpejtësinë, aftësitë dribluese dhe stabilitetin në mbrojtje, çka përputhet me stilin e lojës së Liverpoolit.

Leverkuseni është i gatshëm të lejojë largimin e tij nëse vjen një ofertë prej 40 milionë eurosh. Trajneri Arne Slot dhe stafi i tij e shohin Frimpongun si zëvendësuesin ideal të Arnoldit në “Anfield”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here