Liverpool ka hyrë fuqishëm në garën për Vinícius Júnior, duke përfituar nga një situatë e papritur në kampin e Real Madridit, rinovimi i kontratës së brazilianit vazhdon të mbetet pezull. Edhe pse “Los Blancos” kanë shprehur qetësi lidhur me të ardhmen e 24-vjeçarit, vonesat në firmën e marrëveshjes së re kanë alarmuar gjigantët europianë me “The Reds” në ballë të listës, shkruan 04 Online.
Sipas “DefensaCentral”, klubi nga “Anfield” është gati të paraqesë një super ofertë prej 130 milionë eurosh (100 milionë fikse dhe 30 në formë bonusesh) për anësorin e krahut të majtë, duke u mbështetur në mundësinë e shitjes së Luis Díaz për rreth 90 milionë euro. Paratë e fituara nga shitja e kolumbianit mund të ridrejtohen menjëherë drejt Real Madridit për të tentuar transferimin e Viníciusit.
Edhe pse sulmuesi brazilian ka kontratë deri në vitin 2027 dhe publikisht ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Madrid, raportimet e fundit flasin për një ngërç ekonomik mes palëve. Dallimi qëndron në pagën – klubi madrilen nuk është i gatshëm t’i ofrojë Vinit një rrogë më të lartë sesa ajo që mund të marrë Kylian Mbappé, nëse francezi mbërrin në “Santiago Bernabéu”.
Kjo situatë ka komplikuar negociatat dhe ka shtuar presionin te Real Madridi, që tashmë po shqyrton me kujdes hapat e ardhshëm për të shmangur një skenar të papritur. Një vonesë e mëtejshme në rinovim do të forcojë pozitat e Viníciusit në bisedime, duke rritur rrezikun e një përçarjeje në marrëdhëniet me lojtarin.
Topi është në fushën e Real Madridit, ndërsa Liverpooli rri në pritje me ofertën gati për të vepruar. Nëse situata nuk qartësohet së shpejti, verës së merkatos mund t’i shtohet një tjetër “telenovelë” e madhe./04 Online