Liverpool për “notën 10”, fiton ndaj Watford dhe merr kryesimin

0
267

Liverpool triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Watford në sfidën e vlefshme për javën e 30 të Premier Leagues dhe regjistron kështu suksesin e 10 radhazi në kampionat, që e ngjit në krye të renditjes me 72 pikë, të paktën për disa orë.

“The reds” u treguan sërish një skuadër cinike, pasi morën avantazhin me anë të portugezit Diogo Jota në pjesën e parë dhe në të 89-ën ishte braziliani Fabinho që ekzekutoi saktë një penallti, duke vulosur 3-pikëshin.

Dhjetë javë më parë titulli dukej një mirazh për Liverpoolin e Klopp, por me 10 fitore radhazi, tani “the reds’ e shohin veten pretendentë kryesorë, pasi kanë marrë kreun, ndonëse Manchester City luan ndeshjen e tij në orën 16:00 në transfertën ndaj Burnleyt./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here