Liverpool është i gatshëm të bëjë një tjetër lëvizje të madhe në merkato, këtë herë për sulmuesin suedez Alexander Isak. Sipas Daily Mail, lojtari i Newcastle i ka kërkuar klubit largimin këtë verë, ndërsa “The Reds” po konsiderojnë seriozisht transferimin e tij, shkruan 04 Online.
Vlera e marrëveshjes mund të arrijë në 150 milionë euro, që do ta bënte Isak blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik. Pavarësisht se tashmë kanë shpenzuar mbi 280 milionë euro këtë verë, Liverpool mbetet në gjendje të përballojë edhe këtë transferim falë stabilitetit financiar, të ardhurave nga titulli në Premier League dhe menaxhimit të kujdesshëm të shpenzimeve.
Drejtuesit e klubit e shohin këtë investim si pjesë të një strategjie ambicioze për të mbetur në majat e futbollit europian./04 Online