Liverpool drejt një fitimi të papritur nga merkatoja, pasi ish-lojtari i tyre kërkon të largohet nga klubi

0
71

Një tjetër burim i papritur të ardhurash po shfaqet për Liverpoolin gjatë merkatos së verës.

“The Reds” pritet të përfitojnë një shumë surprizë këtë verë – falë një lojtari që ka veshur fanellën e tyre për herë të fundit 11 vite më parë.

Liverpooli ka shpenzuar mbi 300 milionë euro për blerje të reja në këtë merkato, shifër që mund të rritet më tej me transferimin e mundshëm të Marc Guehi dhe Alexander Isak.

Në anën tjetër, klubi ka realizuar edhe disa shitje të rëndësishme: Luis Diaz dhe Darwin Nunez janë larguar për një shumë të kombinuar mbi 100 milionë euro.

Gjithashtu, akademia e klubit ka sjellë të ardhura të vlefshme, si rasti i Jarell Quansah, i cili kaloi te Bayer Leverkusen për 33 milionë euro, ndërsa Ben Doak është pranë kalimit te Bournemouth për 25 milionë euro.

Ish-lojtari i Liverpool-it, Lewis Travis, drejt largimit nga Blackburn

Tashmë, edhe lojtarë që kanë shumë vite larg Anfield-it mund t’i sjellin të ardhura Liverpoolit.

Mesfushori dhe kapiteni i Blackburn, Lewis Travis, i ka kërkuar klubit të tij të largohet këtë verë mes interesimit nga Derby County – skuadra e drejtuar nga John Eustace, ish-trajner i Travis te Blackburn sezonin e kaluar.

Raportohet se Derby është gati të ofrojë 1.5 milionë euro, por sipas gazetarit të The Sun, Alan Nixon, Blackburn pritet ta refuzojë këtë ofertë pasi një pjesë e shumës duhet t’i kalojë Liverpool-it.

Edhe pse nuk dihet saktë përqindja e klauzolës, mendohet se është e mjaftueshme për ta shtyrë Blackburn-in të dyfishojë kërkesën e tij në 3 milionë euro.

Nga akademia e Liverpool-it te kapiten i Blackburn

Travis iu bashkua akademisë së Liverpool-it në moshën gjashtëvjeçare dhe qëndroi aty për një dekadë, deri në vitin 2014 kur u lirua.

Më pas, ai u transferua te Blackburn, ku ish-trajneri Tony Mowbray e shndërroi në mesfushor mbrojtës dhe më vonë i dha edhe shiritin e kapitenit.

Sot 27-vjeçar, Travis ka qenë një nga mesfushorët më konstantë të Championship-it, me mbi 250 ndeshje për Blackburn. Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Ipswich që u ngjit në Premier League sezonin e kaluar, edhe pse u aktivizua vetëm në nëntë ndeshje për shkak të huazimit pas një përplasjeje me ish-trajnerin Jon Dahl Tomasson.

Blackburn gati ta lërë atë të lirë

Aktualisht i drejtuar nga Valerien Ismael, Blackburn është i hapur për shitjen e Travis.

“E dimë që ka interes. Nëse çmimi do të ishte i duhuri për klubin, atëherë do ta shihnim. Për momentin nuk është kështu,” – tha Ismael për BBC Radio Lancashire.

“Kur një lojtar është drejt fundit të kontratës, është normale që ai të shikojë opsione të tjera. Edhe ne si klub duhet të shohim interesat tona. Ose e mbajmë kapitenin, ose dikush paguan çmimin që ne presim.”/Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here