Listat e partive – kush mbeti jashtë Kuvendit?

0
261

Ndonëse ende nuk kanë përfunduar rezultatet e kandidatëve për deputetë, emra të njohur pritet të mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës.

Sipas listës së deputetëve të Vetëvendosjes, ulëse në Kuvendin e Kosovës për këtë legjislaturë nuk ka siguruar ministrja në detyrë e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësish, Rozeta Hajdari.

Por, ajo tha se pret që të përfundoj i gjithë procesi i votimit.

Jashtë listës duket që kanë mbetur edhe Enver Dugolli dhe Ardian Gola.

Emra të njohur që nuk arritën kuotën për deputet, ka edhe brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës, duke nisur nga Ardian Kastrati e Xhavit Haliti.

Haliti i pyetur për këtë, tha se nuk brengoset për këtë .

“As që i kom shikuar, nuk kom pas, janë pak vota po besoj se është vështirë, nuk e kom atë problem u zgjodha si s’u zgjodha”, ka thënë Haliti.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk u pa Driton Selmanaj.

Ndërsa Valentina Bunjaku Rexhepi ka marrë mbi 8 mijë vota.

Rexhepitha se po pret numërimin e të gjitha votave për të kuptuar rezultatin final.

“Sipas numërimit të votave deri tani unë jam deputete edhe për një mandat. Po pres përfundimin e numërimit dhe rezultatet finale. Renditja mund të ndryshojë por jo edhe përbërja”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkaq nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, befasi ishte Besnik Tahiri që në legjislaturën e fundit ishte kryetar i grupit parlamentar. por këtë herë duket që ka mbetur jashtë institucionit legjislativ.

Pa ulëse sipas listës ka mbetur edhe Pal Lekaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here