Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, është duke marr pjesë në protestën e organizuar nga serbët e veriut për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.
Nga protesta, Rakiq ka njoftuar se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiq.
Ministri për Kthim dhe Komunitete ka njoftuar poashtu se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët serbë./Indeksonline/