Lista/ Mancini grumbullon kombëtaren e Italisë, lë sërish jashtë Balotellin

0
304

Kombëtarja italiane kthehet në fushën e blertë për të luajtur në play-off shansin e fundit për një biletë drejt Katarit, për Kupën e Botës 2022. Fillimisht kjo skuadër do duhet të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, më të cilën do të përballet në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, të enjten 24 mars në orën 20:45 dhe nëse do të ketë sukses, do të ketë sfidën e fundit, atë kundër fituesit Portugali-Turqi, që do të luhet të martën, 29 mars.

Për këto takime, trajneri Roberto Mancini ka grumbulluar 33 lojtarë. Grupi përfshin mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe dhe sulmuesin e Cagliarit, Joao Pedro, të dy të grumbulluar për herë të parë në kombëtare, ndërsa Mattia Zaccagni ka këtë grumbullimin e tij të dytë, pas atij në nëntor 2020.

Manuel Locatelli, edhe pse është në listën e të grumbulluarve, aktualisht është i infektuar me Covid-19 dhe nuk dihet nëse do ta kalojë deri kur të vijë momenti i ndeshjeve në fjalë.

Ndërsa sa i përket Mario Balotellit, që u raportua nga mediat italiane se do të rikthehej në ekipin e kombëtares, ai nuk është grumbulluar nga trajneri Mancini.

Lista me lojtarët e grumbulluar nga Italia:

Portierë: Alessio Cragno, Gianluigi Donnarumma, Pierluigi Gollini, Salvatore Sirigu;

Mbrojtës: Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Cristiano Biraghi, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Giovanni Di Lorenzo, Emerson Palmieri, Alessandro Florenzi, Luiz Felipe, Gianluca Mancini;

Mesfushorët: Nicolo Barella, Bryan Cristante, Jorginho, Manuel Locatelli , Lorenzo Pellegrini, Matteo Pessina, Stefano Sensi, Sandro Tonali, Marco Verratti;

Sulmues: Andrea Belotti, Domenico Berardi, Ciro Immobile, Lorenzo Insigne, Joao Pedro, Matteo Politano, Giacomo Raspadori, Gianluca Scamacca (S) Zaçagni, Nicolo Zaniolo./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here