Lirohet Enca

0
207

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca.

Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata por vetëm me iniciativë të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje./euronews/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here