Për dhjetë ditë me radhë Liridon Shala ka sjellur botën e egër në qytetin e Prizrenit.
Shala kishte sjellur botën e egër shqiptare përmes një ekspozite të hapur për publikun e gjerë, me ç’rast patën dominuar fotografitë e shpezëve të egra.
Kjo ekspozitë ishte vlerësuar si shumë e suksesshme, por Liridoni nuk e ka përfunduar me kaq. Ai ka njoftuar se fotografitë e prezantuara në ekspozitë tashmë janë në shitje, derisa gjysma e mjeteve të grumbulluara do të shkojnë në ndihmë për fëmijët e prekur nga kanceri.
“Të nderuar miq ju falënderojë për vizitën dhe komentet e bëra gjatë ekspozitës!
Me këtë rast ju njoftoj se fotot janë në shtije nga sot deri me 31.01.2022. Gjysma e mjeteve të grumbulluara nga shitja e tyre do të shkoj në ndihmë për fëmijët e prekur nga kanceri 💝
Çmimi minimal për një foto është 30 euro”, ka njoftuar Shala./04 Online