Xhiro e 20-të e Albi Mall Superligës fillon sot me tri ndeshje.
Kampioni, Ballkani do të jetë nikoqir ndaj Feronikelit 74.
‘Portokallinjtë’ e nisën me fitore sezonin e ri pranveror, me një fitore 3-0 ndaj Lirisë në Prizren, për ta vazhduar lidershipin me 6+ pikë nga përcjellësi i dytë.
Drita ndërkohë udhëton në Prizren ndaj Lirisë, ku kërkon fitoren e parë të sezonit pranveror.
Bardhekaltrit u mposhtën në shtëpi ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, duke humbur kështu vendin e dytë në tabelë, për t’ia rrëmbyer pikërisht klubi nga Podujeva.
Sfida e tretë është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Gjilanasit barazuan me rezultat 1-1 ndaj Fushë Kosovës, kurse Prishtina triumfoi me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.