Lipjan, Klinë, Gjakovë e Rahovec – Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

0
50
Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Klinë, Gjakovë e Rahovec.

Rastet e raportuara:

Lipjan  04.03.2026-19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Klinë 03.03.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishekë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 Gjakovë  26.02.2026, 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 04.03.2026, 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here