Linku për të plotësuar formularin për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët

0
315

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është lansuar formulari elektronik për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit subvencionimi për polica kufitare do të bëhet duke rimbursuar bashkatdhetarët me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi.

Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes aplikimit në vjegëzën në vijim:

https://masa4-5.rks-gov.net

Në formën elektronike duhet të plotësohen të dhënat personale, të dhënat për policën dhe automjetin, si dhe të dhënat bankare të përfituesit në një bankë në Kosovë.

Në këtë rast, përfitues mund të jetë edhe familjari që jeton në Kosovë. Aplikimet do të shqyrtohen dhe verifikohen në baza mujore dhe vlera e rimbursimit të policës kufitare do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit në fund të çdo muaji.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here