Këngëtarja e njohur, Linda Hakaj së fundi ka folur për muzikën dhe videoklipet që po realizohen në vendin tonë.
E ftuar në emisionin “Libero” në ATV, Linda u shpreh se një përqindje e madhe e artistëve në vend kanë arrit falë pamjes së tyre dhe jo zërit.
Por, ajo tha se po ashtu ka shumë të tillë që janë të talentuar dhe një ditë shpreson që secili të jetë në vendin që e meriton.
“Nëse dojmë veç të bëjmë rrafsh është në rregull, por nëse më lejohet të flas si një profesioniste e kësaj fushe, një përqindje e mirë janë falë pamjes, por ka edhe aq shumë këngëtarë dhe këngëtare të mirë sa nuk kanë shumë hapësirë, dhe po shpresoj që shumë shpejt secili të jetë në vendi që e meriton”, është shprehur Linda Hakaj.
Tutje, këngëtarja e mirënjohur dha gjithashtu një mesazh që duke thënë që të mos përfshihen vajza adoleshente në videoklipe vetëm që të marrin sa më shumë klikime dhe se shpreson që një ditë të ketë cezurë në televizionet shqiptare.
“Nëse flas për vete nuk jam e zhgënjyer sepse nuk i takoj asaj kategorie të pamjes, nëse dikush e dëgjon këngë time është se i pëlqen ta dëgjojë, por kjo ana tjetër e klikimeve, normal që bëhen kur ti po e bastardon një klip, po i qet 20 vajza aty, që nëse unë do të isha prind i atyre vajzave ndryshe kisha vepruar, prandaj do të jepja një mesazh që shpresoj të mos bie në vesh të shurdhër, që sa ma pak vajza në kohën e puberteti të keqpërdoren në klipe të tilla, sepse po shkojmë drejt degjenerimit të rinis tonë, jam shumë kundër kësaj dhe po shpresoj që të bëhet një cezurë për këtë në çdo televizioni”, ka thënë ajo.
Kujtojmë që Linda mbetet aktive me projekte të ndryshme muzikore, teksa vlerësohet lartë për zërin dhe performancat ‘live’.