Limaj, opozitës: Nuk rrëzohet Kurti me debate parlamentare

0
168

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përveç pushtetin, e ka kritikuar edhe opozitën parlamentare në Kosovë.

Limaj tha se partitë opozitare po tregohen hipokrite në raport me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, nëse opozita e cilëson Kurtin të rrezikshëm me deklarata, atëherë duhet të pasojnë edhe veprimet konkrete kundër tij.

“Nëse ky person është rrezik për vendin, siç ka thënë opozita, çka jeni duke bërë për ta larguar atë njeri. Si me bisedu për kanalizime, me bisedu për marrëveshje. Këtu ka hipokrizi”, tha ai në Debat Plus.

Ai tha se Kurti nuk mund të rrëzohet vetëm me debate parlamentare e me debate në studio mediatike.

“Nuk mjafton vetëm një debat parlamentar ose një debat këtu. Ftesa ka qenë hajde të dalim t’ua shpjegojmë njerëzve. Në fshatra, qytete në tryeza me intelektual, me grupe të interesit, të krijojmë masë kritike”, tha ai.

Limaj theksoi se “masa kritike” është një nga veprimet më të mira që duhet të bëjë opozita kundër qeverisjes së Albin Kurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here