Limaj: Do ta respektojmë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese

0
66

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar njoftimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar plotësisht për shkak të mungesës së një nënkryetari nga komuniteti serb.

Në një intervistë për Klan Kosova, Limaj ka theksuar se partia që ai udhëheq do të vazhdojë të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të shohim aktgjykimin e plotë për të parë se çfarë ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese dhe çfarë udhëzimesh ka dhënë. A do të shkojë në përsëritje votimi i pakos së nënkryetarëve për komunitete?”, ka thënë ai.

Limaj theksoi se ende nuk ka qartësi lidhur me veprimet e ardhshme, pasi gjithçka varet nga përmbajtja e plotë e aktgjykimit.

“Apo do të vazhdohet me një? Është ende e panjohur derisa ta lexojmë aktgjykimin, dhe pastaj, mbi bazën e atij aktgjykimi, do të marrim vendime. Ajo çka mund t’iu them unë që tani, është se, si gjithmonë, ne vazhdojmë t’i ndjekim aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Limaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here