Lille mbyll zërat për largimin e Zhegrovës, për momentin nuk do të largohet nga klubi

0
68

Presidenti i Lille, Olivier Létang, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit për një transferim të mundshëm të Edon Zhegrovës te Olympique Marseille, duke i cilësuar ato si të pabazuara, shkruan 04 Online.

Në një prononcim për mediat franceze, Létang konfirmoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me klube të tjera nga Ligue 1 për sulmuesin kosovar. Ai pranoi se në një moment ishte menduar mundësia e largimit të Zhegrovës, por theksoi se kushtet aktuale nuk e favorizojnë një lëvizje të tillë.

“Nuk kam pasur kontakte me ndonjë klub tjetër francez për Edonin. Në një moment kemi menduar se ai mund të largohej, por tani mendoj se kushtet nuk janë më të përshtatshme që ai të largohet,” tha Létang.

Deklarata e tij vjen në një periudhë kur interesimi i raportuar i Marseille ka shtuar thashethemet për të ardhmen e 25-vjeçarit, por për momentin duket se Zhegrova do të vazhdojë të jetë pjesë e Lille./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here