Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren shpalli më të mirët e vitit 2024

0
73

Lidhja Rajonale e Prizrenit sot shpalli më të mirët e vitit 2024.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë emra të njohur të futbollit prizrenas, dhe jo vetëm.

“Si çdo fundvit edhe këtë herë, LRF në Prizren organizoi ngjarjen më të dashur të vitit për Laureatë.

Në një ambient impozant, të shtunën në Kineman e Qendrës “ABI Çarshia’, në prani të mbi 200 vetëve, LRF shpalli më të mirët e vitit 2024.

Ishte kënaqësi që këtë ngjarje, e ka nderuar me prezencën e tij, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi.
Para laureatëve dhe një numri të madh të mysafirëve, Presidenti Ademi theksoi se: ‘Futbolli është më shumë se sport. Është një pasion që bashkon njerëzit, siq na ka bashkuar edhe sot këtu. Përkundër migrimit evident anë e kënd Kosovës, numri i të rinjëve që vijojnë punën në shkolla, ka shënuar rritje në Rajonin e Prizrenit, që është për admirim’.
Kryetari i FFK-së z. Ademi, ka kujtuar me shumë respekt edhe gjenreratën e sakrificës, që mbijetoi dhe udhëhoqi me futbollin. Poashtu, ka përmendur njeriun e parë të futbollit, ish kryetarin Agim Bytyqi, duke ruajtur respektin për te dhe veprimtarët e asaj periudhë të vështirë, por krenare.
‘Falenderoj të pranishmit në sallë, trajnerë, futbollistë, dretjues klubesh, donator dhe aktivistë të tjerë dhe ju dëshiroj shëndet e shumë suksese në vitin 2025’, tha në fund të këtij adresimi kryetari Ademi.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, z. Mirsad Çollaku, cili i përgëzoi të gjithë Laureatët për mirënjohjet që do t’i marrin.
Ai, potencoi se: ‘LRF me mbështetjen edhe të FFK-së dhe Presidentit z.Ademi, do të vazhdoj të bëj punë të mira për Rajonin tonë, bashkë me klubet, shkollat e futbollit dhe akterët tjerë.Do të jemi afër jush në cdo kohë, në të mirë të avansimit të futbollit’, ka thënë z.Collaku, duke u dëshiruar shëndet e suksese në vitin 2025.
LRF në Prizren, falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, kontributdhënës, donator dhe ish-donator, trajner e lojtar të shumtë, gjyqtarë e delegatë, e posaqërisht futbollistët e rinjë që sot ishin Laureatët më të mirë të vitit 2024.
Me shpresë që viti 2025-s, të na sjellë shëndet e të mira, LRF në Prizren, ju uron shumë suksese në motin e ri !
Gëzuar 2025!”, thuhet në njoftimin e LRF-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here