Lidhja mes uljes së temperaturave dhe bllokimit të urinimit

0
130
Foto: Ilustrim

Ulja e temperaturave si edhe lagështira ndikojnë në rritjen e frekuencës së urinimit, në të dyja sekset. Për më tepër, problematika kryesore është tek mosha e 3-të.

Nga të gjitha këto çrregullime, ajo që duhet të përmendet më shumë është Bllokimi Akut Urinës (Retensioni Urinar Akut ‘RUA’), i cili shkakton bllokim të urinës tek pacientët, meshkuj, me ose pa zmadhim Beninj Prostate (BPE —zona centrale). Në këto kushte, gjatë kësaj kohe, kujdesi duhet të jetë maksimal, në mënyrë të tillë që të shmangen komplikacionet e rënda që mund të prekin pacientin. Për këtë problem madhorë po botoj këtë artikull:

(1)Retensioni Urinar Akut (Bllokimi komplet, akut i urinimit):

Retensioni urinar akut vlerësohet si pamundësia e *Papritur dhe e *Plotë që pacienti të urinojë vetë, normalisht. Ky moment është tronditës për pacientin si edhe për familjarët. Gjithashtu, ky bllokim akut urine konsiderohet si një komplikacion i rëndësishëm i BPE (Zmadhimi Beninj Prostate) dhe mund të ndodhë deri në 25% e pacientëve me BPE. Kjo situatë, na ndodhë shpesh, ta shikojmë, në praktikën tonë, të përditshme.

Faktorët e rrezikshëm të zhvillimit të RUA (Bllokim Akut Urine) kanë të bëjnë me:*Ashpërsimi i simptomave të traktit poshtëm urinar (LUTS);*Reduktimin e fluksit urinar;*Volumin e zonës central të Prostatës;*Volumi i urinës reziduale (Urina që ngel në vezikën urinare pasi pacienti urinon dhe kjo matet me EKO);*Mosha e vjetër e pacientit. Sipas një studimi të kryer në Olmsted (USA) u konfirmua se RUA ishte më e shpeshtë në pacientët me simptoma të LUTS *Të moderuara ose *Të rënda, në krahasim me ata pacientë që ishin me simptoma *Të lehta ose *Të mesme. Një tjetër pikë që duhet theksuar është edhe fakti që LUTS rritet me rritjen, në moshë. Kështu më të prekur nga ky komplikacion janë burrat nga mosha 60 vite e sipër.

Gjithashtu, mund të ndodhi RUA edhe në pacientë që nuk janë duke vuajtur nga zmadhimi i Prostatës, por shkojnë në një darkë, pinë alkol dhe dalin jashtë të pinë një cigare ose për fresk dhe ju ka ndodhur të bllokohen, papritur nga urinimi dhe ju duhet, urgjent, t’iu vendoset kateter Uretral.

Me gjithë përcaktimet e mësipërme, të faktorëve të rrezikshmërisë për mekanizmin kryesor nga i cili, ky komplikacion precipiton nuk është akoma komplet i qartë. Në bazë të të dhënave, të gjëra, klinike për paraqitjen e këtij komplikacioni, mendohet se kjo situatë zhvillohet, të paktën, duke kaluar një nga tre proceset specifike. Konkretisht, ka disa kondita që kërkojnë presion më të lartë të fshikëzës urinare për të filluar ciklin e urinimit. Kjo mundë të zhvillojë një obstruksion (mbyllje) mekanike, të thjeshtë:*Një trup i huaj; *Një obsesion dinamik siç është *Rritja e tonusit muskulaturës ‘Të lëmuar ose ‘Të strijuar ose ‘Të dyja së bashku, në një moment. Njëkohësisht, bllokimi i urinimit mund të vijë si rezultat i *Një ndërprerje ose *të inervimit sensor të murit sensor të vezikës urinare. Ndërkohë që ka edhe raste kur ky bllokim mund të shoqërohet me *Mbi mbushjen e vezikës urinare.

TRAJTIMET MJEKËSORE

Ndikimi në trajtimin mjekësor mund të lidhet me efektin që ka mbi tre faktorët kryesore, të rëndësishëm të rrezikut që ato shkaktojnë këtë bllokim akut urine (RUA) dhe këto janë: Madhësia e zonës central; Rritja e sasisë të urinës reziduale; Episodet e mëparshme të RUA, të ndodhura tek pacienti (bllokuar disa herë nga urinimi).

Klasifikimet përkatëse për secilin nga këto tre faktorë, rreziku, të shkaktimit të RUA:

1) Madhësia e prostatës, konkretisht madhësia e zonës centrale të Prostatës, vendi ku kalon Uretra (kanali urinës). Gabohet që mendojnë që madhësia e Prostatës, komplet është shkaku i bllokimit të urinimit. Absolutisht, duhet të dini që Prostata ka “5 dhoma” si tek shtëpia. Pra rritet dhoma e gjumit ose “ dhoma e miqve, por nuk ndodhë bllokimi i urinës qoftë edhe simptomat e keqësimit të urinimit dhe këto ndodhin vetëm kur pacienti ka zmadhim të zonës centrale të Prostatës. Kjo është zona ku kalon Uretra Prostatike. (Lexoni artikullin tim: “Gabimet në diagnostikimin e zmadhimin e Prostatës”).

Më përpara janë përdorur Finasteridi dhe Dutasteridi për të reduktuar këtë zmadhim, por tani Amerika (pasi insistova me vite që Finasteridi dhe Dutasteride janë rrezik) i ka ndaluar përdorimin e tyre se shkaktojnë dy komplikacione agresive:

* Impotencën; *Vetëvrasjen.

Edhe Europa është gati për të ndaluar përdorimin e këtyre dy medikamenteve. (E kam botuar, para 1 jave, tek kjo gazetë me titull:”Europa po heton vetëvrasjet nga Finasteride &Dutasteride).

Për më tepër, duhet të dini që edhe pacientë që janë mjekuar me këto dy medikamente kanë pësuar RUA. Gjatë stinës së ftohtë, më të rrezikuar për RUA janë pacientët me nivel PSA më të lartë se 1.4 ng/ml. Kjo tregon që pacientët me BPE (zmadhim zonës centrale të Prostatës) dhe me PSA të lartë janë më të predisponuar për tu prekur nga ky bllokim. Megjithatë, në të gjitha rastet, për secilin komplikacion të dukshëm, pacientët duhet fillimisht, të vinë në klinik ose të konsultohen me specialistin e tyre dhe pas vizitës specifike, përcaktohet diagnoza dhe skema e qartë e mjekimit. PSA, fatkeqësisht edhe që nga 1.4 ng/ml (kjo shifër quhet normale kur diskutohet për kancer Prostate që ka ose jo pacienti) dhe më e lartë kanë rrezik më të lartë për të shkaktuar RUA, në rastet e kontaktit të pacientit me temperatura të ulta.

2) Sasia e urinës reziduale mbi 150 cc është rrezik i lartë për t’u shkaktuar RUA, në temperatura të ulëta.

3) Rastet e përsëritura me RUA janë rrezik i lartë që pacienti të ketë përsëri RUA (bllokim akut urine).

Trajtimi i rasteve me bllokime urinare të përsëritura

Në të tilla raste që ka të bëjnë me faktorin e 3-të (bllokime akute urine) që pacienti mund të ketë kaluar, pohohet që ka të dhëna të pakta, prej studimeve të mëparshme me trajtimin për kohë të gjatë me medikamente, anti-prostatik që të sigurojmë për mos përsëritje të bllokimit urinimit.

Gjithashtu, edhe në studimin personal kam vënë re që ka pasur raste, të cilët kanë pësuar bllokim akut të urinimit, bile edhe gjatë kohës që kanë qenë me mjekim, të zgjatur, kur flitet për më shumë se dy vite (trajtimi në këto raste ishte me Finasteride ose Dutasteride).

Në USA, ky bllokim konsiderohet si një nga indikacionet kryesore për trajtimin e këtyre pacientëve me TURP (rezeksionn transuretral prostate), e cila realizohet në më shumë se 25-30%, 250.000 ndërhyrjeve, jo invasive që kryen, në USA, gjatë një viti.

Mirëpo, këtu duhet të theksojmë se nga aplikimi i këtij trajtimi, në rastet kur kryhet si rezultat i bllokimit akut urinës duhet të mendoheni mirë se gjendja e pacientit shoqërohet me një rritje të sëmundshmërisë.

Në dy studime, të mëdha, bashkëkohore, pacientët që iu nënshtruan këtij trajtimi (TURP), mbasi pacientët kishin pësuar RUA, manifestuan rrezik më të lartë të *komplikacioneve intraoperatore, *transfuzionit të gjakut, *komplikacione të tjera dhe *Vdekje që në pavijon. Këto raste, të fundit, krahasuar me rastet kur pacientët ju nënshtruan TURP (rezeksioni trans-Uretral të Prostatës), vetëm për përmirësim të simptomave dhe shenjave të traktit poshtëm urinar (LUTS), pra rastet e zakonshme, pa bllokim akut urine.

Pra fjala, shkencore *TURP që tregon llojin e ndërhyrjes kthehet në fjalën shqip *TURP.

KONKLUZIONET PERSONALE

Trajtimi i pacientëve me BPE (zmadhim i zonës central të Prostate) ka një impakt në historinë natyrale, të sëmundjes.

Pacientët që pësojnë RUA (bllokim akut Urine) dhe sasia e urinës që del pasi vihet kateteri Uretral dhe është deri 750 ml, atëherë kateteri Uretral duhet të hiqet pasi zbrazet e gjithë urina. Kjo shpjegohet se në të tilla raste ka qenë një bllokim i papritur dhe jo i rëndë.

Absolutisht, pacientët që pësojnë RUA nuk duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale me *Operacion (heqja e Prostatës me hapje barku) si edhe *TURP (me rezeksion trans-uretral) pa kaluar tre muaj nga dita e bllokimit akut të urinës.

Absolutisht, medikamentet për reduktimin e madhësisë Prostatës nuk duhet të përdoren më se Amerika e ka zbuluar që këto dy medikamente paraqesin rrezikshmëri të lartë për shkaktimin e dy fatkeqësive, madhore:*Impotencë e përjetshme dhe më fatale është *vetëvrasja (Suiccidality).

Absolutisht, duhet të dini që Finasteride dhe Dutasteride duhet mbi një vit, përdorim, që të fillojnë reduktimin e madhësisë së Prostatës, por ka rrezik *Jete.*

Absolutisht, mos përdorni, kurrë më, Finasteride dhe Dutasteride.

Absolutisht, kujdes me përdorimin edhe të medikamenteve: Alfa bllokers (Omnic Ocas, Tamsulosin, Terazosinë, Alfuzosin) sepse rrezikojnë për komplikacione, shumë serioze që janë: *Hypotension Ortostatik; *Aritmi agresive; *Morb, Parkinson; *Alzhaimer.

Absolutisht, tani përdoren medikamente bimore shumë efikase për trajtimin e problemeve të Prostatës.

Absolutisht, personalisht, kam shpëtuar plot pacientë që kanë pësuar edhe dy –tre herë, më përpara, bllokim akut urine (RUA).

Absolutisht, pacientë duhet të dini që ka edhe *Bllokim kronik të Urinës. Pra, ju urinoni shpesh por vezika urinare mban (rezidua) urinë deri 500 ml dhe gabimisht, ju nuk e kuptoni, bile kujtoni se po urinoni, por ankoheni vetëm që po urinoni shpesh dhe shpesh herë nuk arrini ta kontrolloni urinimin. Ky është rasti më i rrezikshëm se sa bllokim akut i urinës, sepse, pa e kuptuar, ju dëmton veshkat, ju rritë azoteminë dhe kratineminë dhe të shumë parametrave të trupit.

Absolutisht, jeni të mirëpritur në klinik për t’ju shpëtuar nga të gjitha problemet e Prostatës.

Përfundimisht, mos hezitoni të vini për vizitë tek klinika “MULTI MEDICAL CENTER,”cel. 068-29-20-327 (kompleksi KIKA 2, TIRANË).

Autori, President i A.U.S.A. “Maksut Drasa”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here