Lidhja me Loredanën? Babai i Jozit: Do të doja të shikoja djalin tim si lojtar

0
74

Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar lojën e djalit të tij në Big Brother VIP Albania, ku ka theksuar se fillimi i tij në shtëpi ka qenë më i ashpër dhe i gabuar, por që pas rikthimit, ai ka treguar anën më të sinqertë dhe të vërtetë.

Përmes një mesazhi në ‘Fan Club’, Marku gjithashtu ka komentuar edhe debatet e banorit me Rozanën dhe Gjestin.

Përveç kësaj, ai foli edhe për raportin e Jozit me Loredanën, që sipas tij dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe si familje i mbështesin zgjedhjet e djalit të tyre.

“Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin dhe shkojnë në varësi të situatave brenda në shtëpi”, tha babai I Jozit.

Mesazhi i plotë i tij:

Përshëndetje Heidi!

Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim Jozi. Me rikthimin e tij ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar.

Më kanë mbetur merak debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë.

Na pëlqejnë gricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin sepse i japin frymë shtëpisë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij.

Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin dhe shkojnë në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.

Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat.

Ju përshëndes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here