Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme ka miratuar liberalizmin e vizave për Kosovën.
Kjo pikë ka kaluar me 47 vota pro, 8 kundër dhe katër abstenime.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar lidhur me lajmin. Ai ka thënë se tash rruga është e hapur për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare me 18 prill 2023 dhe nënshkrimin ceremonial të liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Siç është pritur me mbështetje pothuaj unanime edhe Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE) e miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën. 47 vota ishin pro, 8 kundër dhe 4 abstenuan. Tani rruga është e hapur për votimin final të Rregullores 2018/1806 në seancën plenare me 18 prill 2023 dhe nënshkrimin ceremonial të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Shasha./Koha