Lewandowski zbulon ofertën e vetme nga Italia, jo nga gjigantët e Serie A

0
63

Sulmuesi i Barcelona-s, Robert Lewandowski, ka zbuluar se skuadra e vetme italiane që e ka kontaktuar ndonjëherë është Genoa, duke hedhur poshtë spekulimet për interesim nga Juventusi apo Milani.

Në një intervistë për “Sportweek”, sulmuesi polak tregoi se kontakti me klubin italian kishte ndodhur në vitin 2010, kur ai ende luante në Poloni. Sipas tij, Genoa e kishte ftuar të ndiqte derbin ndaj Sampdorias në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Megjithatë, pak kohë më vonë Lewandowski u transferua te Borussia Dortmund, duke nisur karrierën e tij të suksesshme në futbollin evropian.

Ai theksoi gjithashtu se ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen dhe se aktualisht është i fokusuar vetëm te përfundimi i sezonit me sa më shumë fitore dhe gola me Barcelonën./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here