Lewandowski pranë rinovimit me Barcelonën, gati të sakrifikojë për klubin

0
83

Robert Lewandowski është gati të zgjasë qëndrimin e tij te Barcelona edhe pas vitit 2025, shkruan 04 Online.

Sulmuesi polak, i cili këtë sezon ka qenë vendimtar me 31 gola në 33 paraqitje, është i gatshëm të ulë pagën për të siguruar një marrëveshje të re me klubin katalanas.

Me Hansi Flick në stol, Lewa ka rigjetur formën më të mirë dhe dëshiron të mbetet pjesë e projektit afatgjatë të Barçës. Sipas burimeve të afërta me klubin, rinovimi mund të zyrtarizohet në javët e ardhshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here